Ora News – Ministrat e rinj, Kastriot Islami: Pasi vrau PS-së, Rama po vret dhe Rilindjen

2019-01-17 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Politikani, Kastriot Islami, deklaron se qeverisja Rama ka dështuar për shkak të vrasjes së parimit të meritës.

I ftuar në Ora News, Islami duke komentuar ndryshimet në kabinetin qeveritar, thotë se Rama pasi vrau PS-në, po vret dhe Rilindjen.

Kastriot Islami: Kjo qeverisje ka dështuar se ka vrarë parimin e meritës. Rama kur erdhi fillimisht duke kërkuar të zaptonte PS e vrau PS me Rilindjen. Të gjithë këta që hiqen sot kishin vetëm një gjë të përbashkët, ishin klientelë e Rilindjes. Këta para 5 vjetësh kanë vrarë Partinë Socialiste. Kurse sot dalin 7 emra të rinj, po vritet dhe Rilindja dhe po kalohet nga vrasja e parimit të meritës, mediokriteti në anonimitet.

Sipas tij, Presidenti po mundohet brenda mundësive të kufizuara të frenojë sadopak marrëzinë e Ramës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ministrat-e-rinj-kastriot-islami-rama-pasi-vrau-ps-se-po-vret-dhe-rilindjen