Me buxhetin e 2018-s, në QSUT është mundësuar vendosja e një rezonance të re magnetike në Shërbimin e Neurokirurgjisë. Kjo pajisje mundëson diagnostikimin e sëmundjeve të rralla që kanë një shkallë më të vështirë ekzaminimi. Kryeministri inspektoi këtë repart.
?Ne jemi kapur nivelin në prag të research-it. Në spitalet universitare të Europës, kjo është e sotmja dhe e ardhmja. Kjo është realizuar me një kërkesë që i kam bërë Kryeministrit para dy vitesh", tha Mentor Petrela.
Ministrja Manastirliu shpjegon se rezonanca i shërben të gjithë qendrës spitalore, ndërsa sipas saj nuk po investohet dhe për kërkimin shkencor përveçse për diagnostikimin dhe kurimin.
?Përveç faktit që ne kishim 4 rezonanca, çfarë është e rëndësishme, të gjitha aparaturat e rënda nuk ishin të mirëmbajtura. Ndërkohë që lista e pritjes është e krahasueshme me vende, të cilat madje nuk i kanë këto nivele të listës së pritjes, pasi ne për rezonancën e kemi deri në 5 javë pritjen, kurse për një skaner deri në tre javë, që janë optimale për listat e pritjes.
Një rezonancë e re i është shtuar edhe Spitalit Rajonal të Elbasanit.