Ora News – Alarmi nga Agjensia e Barnave: Kujdes me antibiotikët

2019-01-17 14

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Agjensia e Barnave në Shqipëri ka ngritur alarmin për përdorimin e antiobitikëve të klasës kinolone dhe flourkinolone, të cilët duhen përdorur në mënyrë të kufizuar ose duhen të mos përdoren më te pacientët. Arsyet lidhen me efektet anësore që ato sjellin, megjithatë specialistja e farmakologjisë, Dajana Roshi thotë se deri më tani nuk ka pasur asnjë rast të raportuar për efektet negative.

Dajana Roshi: Deri tani nuk ka raportime lokale.

Ka qenë Agjensia Europiane e Barnave ajo që ka botuar së pari udhëzimin e saj mbi vlerësimin e ilaçeve njerëzore, kryesisht antiobiotikët. Menjëherë pas kësaj Agjensia e Barnave, tregoi se antiobiotikët e klasës kinolone dhe flourkinolone ,të cilët kanë një përdorim në traktin gastrointestinal, por edhe për probleme të veshkave duhet të minimizohen apo të mos rekomandohen më nga mjekët në vendin tonë. Përdorimi i këtyre antibiotikëve shoqërohet me efekte të padëshiruara të parikuperueshme, që mund të zgjasin muaj, vite duke prekin organet ose sistemet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/alarmi-nga-agjensia-e-barnave-kujdes-me-antibiotiket