Edhe pse qendrat studentore kanë pak kohë që kanë kaluar në varësi të Bashkisë së Tiranës, puna për rikonstruksionin e tyre ka filluar. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet për rikonstruksionin e konvikteve të vajzave dhe për përmirësimin e kushteve në godinat ku jetojnë djemtë në ?Qytetin Studenti?.
?Jam jashtëzakonisht entuziast që edhe me konviktet e djemve po ecim siç kemi nisur me konviktet e vajzave. Ky është një konvikt, të cilit i kemi hyrë me themeli, falë bashkëpunimit me Agjencinë Turke të Zhvillimit TIKA?.
Veliaj i bëri apel studentëve që t?i kthehen mësimit për t?i hapur rrugë, gjatë verës, vijimit të punës.
?Shpresoj shumë që studentët të reflektojnë në ato pak fakultete që nuk po zhvillohet mësim, për të vetmen arsye se na lipset që shkolla të mbarojë në korrik. Nëse mbaron shkolla në korrik, punojmë në gusht, shtator. Në të kundërt, të vetmit që humbasin nga vonesa dhe shtyrja e mësimit nuk janë partitë politike, që duan t?i përdorin, por vetëm studentët që do rikthehen në të njëjtat dhoma, siç i lanë?.
Kryebashkiaku i Tiranës po ashtu u bëri thirrje kompanive që veprojnë në Tiranë dhe kanë mundësi financiare t?i bashkohen nismës ?adopto një konvikt?, për t?u krijuar studentëve kushte më të mira.
Tv Klan