Ndonëse opozita e bashkuar nuk ka vendosur ende një datë për nisjen e protestave, Lulzim Basha ripërsëriti pas një takimi që zhvilloi me Ministrin e Jashtëm të Holandës, Stef Blok se aksioni për largimin e kryeministrit Rama dhe rrëzimin e qeverisë nuk do të ndalet deri në finalizimin e qëllimit.
?Shqiptarët nuk kërkojnë vetëm largimin e vetëm një njeriu, por largimin e një modeli dhe zëvendësimi i tij me një modeli që të punojë për ta,modeli evropian. Sezoni i protestave që do nisë, do të jetë një mundësi për të folur me njerëzit, për të ndarë me ta vizionin dhe platformën tonë për të nesërmen. Si kundër po bëhet gati për të parashtruar një zgjidhje politike për të cilën do të kemi një vendimmarrje konkrete në Këshillin Kombëtar të PD ditën e shtunë dhe do të kemi një mobilizim të opozitës në bashkëpunim me qytetarët.?
Të drejtë e cilësoi edhe skepticizmin e Holandës në lidhje me vendimin e qershorit për hapjen e negociatave, duke bërë përgjegjëse qeverinë për mos përmbushjen e kritereve të vendosura nga unioni.
?Shqipëria po zhytet në një krizë të thellë politike. Situata e përgjithshme përshkruhet me dy fjalë; kryeministri ka kapur të gjitha pushtetet. Këto të vërteta nuk duhet të fshihen, pasi dyert e Europës do të vijojnë të mbyllura, negociatat do të vijojnë të hapen për vende të tjera dhe jo për Shqipërinë.?
Por një ndër kriteret që Shqipëria do të duhet të përmbushë për çeljen e dritës jeshile në muajin Qershor është edhe reforma zgjedhore, për të cilën ndërkombëtarët ditët e fundit kanë rritur presionin ndaj klasës politike, ku i kërkojnë palëve të votojnë sa më parë ndryshimet në kodin zgjedhor. Pak ditë më parë dy ambasadorët; ai i BE-së dhe OSBE-së pas takimeve që zhvilluan me kreun e opozitës dhe përfaqësues të maxhorancës, u shprehen se ndonëse vetëm 5 muaj larg zgjedhjeve ka ende kohë për të miratuar reformën elektorale.
Tv Klan