Kryeministrja britanike, Tereza Mej ka nisur konsultimet me partitë për gjetjen e një zgjidhje për cështjen e Brexit-it edhe pse kreu i opozitës është shprehur kundër cdo daljeje nga BE-ja pa marrëveshje. Drejtuesit e BE-së ndërkohë kanë tërhequr vërejtjen e pasojave të rënda për shkak të refuzimit të planit të kryeministres Mej. Presidenti i Këshillit Evropian, Tusk ka thënë se do të ishte më mirë sikur Bratania fare të mos lartgohej nga BE-ja. Me ose pa marrëveshje Britania e Madhe është paraparë të largohet nga BE-ja më 29 mars të këtij viti.