Ora News - Dëbora kthehet në akull në Bulqizë, nis pastrimi rrugëve

2019-01-17 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Bulqiza ishte një prej bashkive ku reshjet e dëborës së javës së kaluar dhe ngricat e pasuan shkaktuan shumë probleme jo vetëm në zonat malore por edhe në qytet.

Qindra familje në të gjithë bashkinë për ditë me radhë mbetën të izoluara dhe pa shërbime për shkak të trashësisë së dëborës që arriti deri në 1.5 metra.

Kryebashkiaku i Bulqizës, Melaim Damzi thotë se i bllokuar mbetet vetëm fshati Gjinovec në Trebisht.

Melaim Damzi: "Pothuajse të gjitha fshatrat janë të hapura, duke përjashtuar fshatin Gjinovec, i ish komunës së Trebishtit që është një rrugë e cila besoj do hapet brenda 2-3 ditëve."

Edhe qyteti mbetet i mbuluar nga dëbora e ngrirë që arrin në disa centimetra.

Në këtë situatë, ka vështirësi në lëvizjen e njerëzve dhe mjeteve.

Reshjet e dëborës kanë ndaluar në të gjithë vendin, por temperaturat e ulta bëjnë që ngricat të jetë ende problem në shumë rrugë kombëtare e rurale.

ARRSH bën të ditur se në rajonin verior dhe atë qendror segmentet janë të kalueshme me zinxhirë, ndërsa në jug qarkullimi i mjeteve bëhet normalisht.

Qarkullimi me zinxhirë

Domaj-Draj Reç

Ura e Cerenecit-Stebleve

Sllovë -Vasije

Peshkopi-Qafë-Drajë

Peshkopi-Ushtelencë

Qafë Bualli-Krastë

Trebisht-Doganë

Në Tiranë në aksin nga Trau i Dajtit-Teleferik-Vilat Qeveritare rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në disa segmente.

Për shkak të temperaturave të ulëta, ARRSH dhe Policia rekomandojnë drejtuesit e mjeteve që të që lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të vendosin zinhirët në akset e lajmëruara për problematika.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/debora-kthehet-ne-akull-ne-bulqize-nis-pastrimi-rrugeve