Persona ende të paidentifikuar kanë grabitur një bankomat në qytetin e Vorës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku bankomati është thyer me mjete të forta.
Sipas policisë, autorët nuk kanë mundur të marrin para gjatë grabitjes. Burime për Report Tv bëjnë me dije se grabitësit kanë vjedhur edhe para por ende nuk dihet shuma.
Ndërtesa ku ndodhej bankomati është rikonstruksion dhe e mbuluar me rrjetë, që mesa duket i ka favorizuar grabitësit të mos bien në sy.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku edhe ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.Tiranë
Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit në Vorë, persona ende të paidentifikuar kanë tentuar për të vjedhur me anë të thyerjes lekët në një bankomat, por nuk kanë mundur të kryejnë vjedhjen.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Vetëm pak ditë më parë një bankomat i një banke të nivelit të dytë është tentuar të grabitet në Bulevardin Blu në Kamëz. (LEXO KËTU) Ndërsa më 4 janar bankomati i një prej bankave të nivelit të dytë në Urën Vajgurore është hedhur në erë me eksploziv dhe është grabitur.