Balilin e mbrojti komuniteti'/ Gazetari Artan Hoxha: Kontrolle u bënë edhe në Tiranë

2019-01-16 4

Aksionet e policisë për Klement Balilin vijuan për 2 vite e 8 muaj, por asnjëherë forcat e rendit nuk ranë në gjurmët e tij. Në emisionin Repolitix, gazetari i Report Tv, Artan Hoxha u shpreh se policia ka pasur dyshime për fshehje të Balilit në disa zona të kryeqytetit por nuk u gjet asnjë gjurmë e tij. Ai thekson gjithashtu se Balilin e ka ndihmuar të arratisej edhe komuniteti, fqinjët dhe të afërmit e tij në Delvinë e Sarandë. "Policia ka bërë aksione edhe në Tiranë për dyshime se fshihej Balili. Janë bërë kontrolle te "Komuna e Parisit", Kodra e Diellit". Ndërsa në Delvinë në një rast është rrethuar edhe stadiumi pasi kishte informacione se ndodhej aty brenda. Ishin gati 2 mijë veta në stadium. Dhe në fund rezultoi se nuk ishte brenda. Në një rast tjetër është identifikuar përmes atentave të telefonave celularë për një aparat që dyshohej se përdorej nga Balili. Kanë shkuar forcat speciale, kanë ndaluar makinën ku pulsonte telefoni celular dhe është gjetur vetëm telefoni, por jo personi. Balilin e ka ndihmuar komuniteti, të cilët nuk kanë bashkëpunuar me policinë", tha Artan Hoxha, gazetar investigativ i Report Tv.

Free Traffic Exchange