Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Tirana fitoi me përmbysje 3-1 miqësoren kundër Besës, në takimin e zhvilluar në kompleksin "Skënder Halili" në kuadër të mini-fazës përgatitore.
Në një ndeshje ku miqtë kaluan në avantazh me anë të Onuh, bardheblutë arritën të gjenin forcën për të reaguar, me Muçi që shënoi një dopietë personale në këtë përballje, ndërkohë që Doka vulosi rezultatin përfundimtar në 3-1. Pas ndeshjes, trajneri i kryeqytetasve, Ardian Mema u ndal për mikrofonin e "Ora News" ku deklaroi:
"Fitorja të jep një lloj entuziasmi, por gjithsesi kemi pasur prap probleme në mënyrën se si kemi lozur. Ekipi ka humbur shumë sidomos në pasime dhe kjo na ka sjell shumë shqetësime, në momentin që edhe unë vetë do filloj të humbas edhe energji, do humbasësh edhe anën psikologjike. Nga kjo nuk do di të shkëputet edhe Tirana."
Edhe trajneri i kavajasve, Gugash Magani gradualisht bëri freskim të ekipit dhe në fund të takimit u shpreh i kënaqur për paraqitjen pavarësisht rezultatit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dopiete-e-mucit-tirana-tregon-dhembet-ne-miqesore