Të hënën pritet ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës në Greqi

2019-01-16 0

Kuvendi grek sonte në mesnatë do të votojë për votëbesimin e Qeverisë ?Cipras?. Edhe në ditën e dytë pushteti dhe opozita kanë zhvilluar debat të ashpër, posaçërisht për Marrëveshjen e Prespës. Kryetari i Kuvendit grek Nikos Vicus, tha se pushteti ka siguruar shumicën prej 151 votave në Kuvend për votëbesimin. Ai ka nënvizuar që Marrëveshja e Prespës, të premten do të hyjë në procedurë parlamentare, ndërsa pritet që të hënën të votohet. Megjithatë, sot ka vazhduar presioni ndaj deputetëve të SIRIZA-s dhe ?Grekëve të Pavarur?. Nëpër rrugët e disa qyteteve, janë parë afishe me fotografitë e tyre dhe me mbishkrimin ?Ti do ta tradhtosh Maqedoninë tonë?. Edhe pse nuk dihet se kush qëndron pas kësaj propagande, policia ka arrestuar katër persona. Ndërkohë, zëdhënësi i Qeverisë Dimitris Canakopulos, në mediat vendase, ka përsëritur se qëllimi i Qeverisë është që Marrëveshja e Prespës të kalojë me së paku 151 vota. Canakopulos tha se nuk mund të japë datë të saktë, se kur kjo do të ndodh në Kuvend.

Free Traffic Exchange