Paralajmërimi i Kryemadhit: Hapni ekranet se nga nesër do ketë lajme pafund

2019-01-16 0

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka bërë një paralajmërim të fortë sot para gazetarëve. Pas seancës së jashtëzakonshme për dekretet e Presidentit për shkarkimet dhe emërimet e ministrave të rinj, Kryemadhi tha se opozita nuk do të jetë më zjarrfikëse për të shuar protestat por se nga nesër do të vihet në ballë të tyre.

?Shumë shpejt do të mblidhemi dhe do kemi axhendën. Nuk është çështje bojkoti se nuk ke çfarë të bojkotosh. Opozita është bashkë. Do njiheni shumë shpejt jo vetëm me axhendën por dhe me grupet e strukturat. S?ka nevojë më për protesta masive. Ke me qindra studentë, familje, minatorë, naftëtarë. Opozita nuk do të jetë më zjarrfikëse dhe të fikë më zjarrin e protestës por do të vihet në krye të protestave. Çdo njeri që i jep oksigjen këtij hajduti psikik është tradhtar?, tha Kryemadhi.

Ajo iu rekomandoi qytetarëve të mbajnë hapur ekranet, ndërsa gazetarëve iu uroi suksese pasi tha se nga nesër do të ketë lajme pafund. ?Ju kërkojmë të hapni ekranet. Suksese dhe ju sepse lajme pafund do të keni që nga nesër e tutje?, u shpreh Kryemadhi.

Free Traffic Exchange