Opozita kërkon debat për dekretet e Metës/ Ruçi: Kundër rregullores, s'ka asnjë precedent nga 1989-a

2019-01-16 0

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi u shpreh sot në Kuvend, në përgjigje të kërkesës së opozitës të cilët kërkuan debat për dekretet e Metës për shkarkimet dhe emërimet e ministrave të rinj, se kjo nuk ka ndodhur kurrë në të kaluarën. Ruçit tha se nga viti 1989 nuk ka ndodhur asnjëherë që dekretet e presidentit të shoqërohen me debate. Sipas tij, rregullorja parashikon vetëm votimin për emërimin dhe shkarkimin e ministrave. "Kërkova precedentët e kaluar të seancave plenare. Nga 1989 deri në 2018, 37 seanca parlamenare për emërime dhe shkarkime ministrash, pra me 160 dekrete. Kjo që kërkoni ju nuk ka ndodhur kurrë. Nuk parashikohet në asnjë nen të rregullores", u shpreh Ruçi.