Ora News – Basha: Ruçi kryetar kooperative, Rama kapi sot përfundimisht Parlamentin

2019-01-16 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Seanca e sotme parlamentare nisi menjëherë me debate midis opozitës dhe mazhorancës. Deputetët e opozitës kërkuan debat për shkarkimin e ministrave, por kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi hodhi menjëherë në votim shkarkimin përfundimtar të 8 ministrave. Pas kësaj, deputetët e opozitës u larguan nga salla. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha nga oborri i ndërtesës së Parlamentit, se me këtë vendim, mori fund edhe Parlamenti, duke u vendosur nën kontrollin e Edi Ramës.

Basha: Ajo që ndodhi sot është asgjësimi përfundimtar i Kuvendit. Sot ishte akti i rënies edhe të fasadës, i emërimit të personave që përfaqësojnë vullnetin personal të Edi Ramës, me oligarkët dhe kriminelët. Sot ishte akti i kapjes përfundimtar nga Edi Rama të legjislativit. Për herë të parë në 28 vite demokraci, opozita kërkon debat parlamentar për t'i parashtruar qytetarëve shqiptarë qëndrimet e saj dhe të vërtetave tronditëse pas këtyre emërimeve me vulën e Edi Ramës. Asnjë nga arsyetimet e parashtruara nga kryetari i kooperativës në krye në Kuvend nuk qëndron.

Sot ne kemi sot një qeveri të vdekur. E kishim në koma dhe nuk qeveriste pasi erdhi në pushtet me votat e krimit dhe oligarkëve. Jemi në gjendje emergjence kombëtare. Për herë të parë që nga koha e Enver Hoxhës kryeministri mban edhe postin e Ministrit të Jashtëm. Faturën e kësaj sjellje e paguajnë studentët që kanë një muaj që janë ngritur për kërkesat e tyre elementare.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-ruci-kryetar-kooperative-rama-kapi-sot-perfundimisht-parlamentin