Ora News – Emërimet në burgje, Gjonaj: Procesi transparent, VOA të verifikojë dosjet

2019-01-16 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, deklaron se procesi i emërimeve në burgje është tërësisht korrekt. Pas publikimit të përgjimeve telefonike të ish-Drejtorit të Burgjeve, Arben Çuko, ku deputetë të PS-së i kërkojnë të punësojë militantë të partisë, Gjonaj këmbëngul se përgjimi nuk ka lidhje me atë çfarë ndodh në konkurse.

Qeveria shqiptare vijon të kundërshtojë faktet e përgjimit të sjella nga ?Zërin e Amerikës? mbi disa biseda bisede telefonike që kish kryer ish-kreu i Burgjeve për punësimet në burgje.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, që këtë herë doli sërish për të kundërshtuar Zërin e Amerikës, tha se media duhet të shihte rezultatin e testimeve.

Etilda Gjonaj: Besoj se do të ishte korrekte, që Zëri i Amerikës, në bazë të këtyre indicieve të kërkonte të verifikonte dosjen e procedurave të testimit të punonjësve të policisë së burgjeve, për të parë nëse interesimi legjitim i deputetëve për çështje të caktuara të personelit është përkthyer apo jo në mënyrë apo në shkelje të të drejtave të atyre që kanë marrë pjesë në testim dhe që u takonte vendi sipas ligjit dhe meritës së tyre.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/emerimet-ne-burgje-gjonaj-procesi-transparent-voa-te-verifikoje-dosjet