Ora News - Nesër Klement Balili del në gjykatë

2019-01-16 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Ditën e nesërme do të zhvillohet seanca për masën e vërifikimit të sigurisë për Klement Balilin, i cili u dorëzua në polici një ditë më parë.

Ditën e sotme është hedhur shorti, ku Miljana Muça është zgjidhur gjyqtarja paraparake për Klement Balilin.

Me ligjin e ri, gjyqtarja paraprakë do të bëjë verifikimin e kushteve të masës së sigurisë për Klement Balilin. Muça do të shikojë edhe veprimet e prokurorisë që ka bërë deri tani.

Gazetarja Keti Banushi sqaron se po ashtu kjo gjyqtare do të vendosë nëse dosja do të shkojë në gjykim, apo tia kthejë Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Dorëzimi i "Eskobarit" të Ballkanit u bë pas negociatave ku u përfshinë avokati i tij Theodhori Sollaku, drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu si dhe nipi i tij, i cili mban dhe postin e kryetarit të bashkisë Delvinë, Rigels Balili.

Vetë kreu i policisë Ardi Veliu shkoi në Delvinë për të ekzekutuar masën e sigurisë 'arrest me burg" dhënë nga gjykata. Ndërkohë në mesditë Balili u transferua në Tiranë i shoqëruar nga drejtues të lartë të policisë së shtetit dhe eskortë me policë civilë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ja-kush-eshte-gjyqtarja-qe-do-te-shqyrtoje-ceshtjen-e-klement-balilit