Rreze Dielli, 16 Janar 2019 - Të Gatuajmë me Znj. Vjollca P1 Bullgur me perime

2019-01-16 0

Bullgur me perime

Përbërësit:
1 karrotë
1 kokërr qepë
1 spec i kuq i vogël
1 patate
2-3 domate për salcë
Një lugë gjelle vaj ulliri
150gr bullgur
300 ml ujë

Përgatitja:
Vendosim në tigan një lugë vaji dhe hedhim perimet e copëtuara . I mbulojmë perimet me ujë dhe i lëmë në zjarr mesatar deri sa ato të ziejnë. Hedhim vazhdimisht nga pak ujë në mënyrë që perimet të mos skuqen, por të ziejnë.

Kur perimet të jenë gati shtojmë domatet e grira në dhe sipas dëshirës mund ti shtojmë piper ose borzilok, sipes deshires, dhe i lëmë të ziejnë për 2-3 minuta.Pastaj shtojmë bullgurin dhe 300 ml ujë dhe e lëmë të ziejë. Shtojmë pak majdanoz sipër dhe është gati për tu servirur.

Free Traffic Exchange