Ora News - Nis puna për dyfishimin e kapacitetit filtrues të ujit në Bovillë

2019-01-16 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
20 vjet pas ndërtimit, kapaciteti i Ujësjellësit të Bovillës do të dyfishohet, si dhe do të ndërtohet një linjë e re transmetimi, për të siguruar ujë 24 orë për Tiranën. Punimet i ka inspektuar kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili garantoi zgjidhjen përfundimtare të problemit me ujin për Yzberishtin dhe Unazën e Re, brenda muajve të verës.

Veliaj: Me impiantin që dyfishohet dhe me një linjë të dedikuar transmetimi nga Bovilla direkt në Yzberisht, e zgjidhim përfundimisht problemin e ujit dhe 2019-ta do të jetë një vit suksesi. Deri në verë përfundojmë punimet me impiantin dhe deri në fund të vitit përfundojmë të gjithë linjën e transmetimit, që sigurohemi që ky vit shënon fundin e krizave që kemi pasur me ujin.

Ndërkohë nga rrjeti i ri i transmetimit të ujit nga Bovilla në qytet, do të përfitojë kryesisht zona e Yzberishit, zona e Astirit, zona e Unazës së Re, dhjetëra pallate që kanë ardhur aty kohët e fundit, e që kanë qenë më parë në Komunën e Kasharit.

Veliaj: Do të kemi një linjë të re transmetimi që nuk mund të shpohet, që nuk mund të aksesohet nga vandalët që duan të vjedhin ujin. Kjo linjë e dedikuar do të shkojë nga këtu direkt në Yzberisht, për të furnizuar të gjithë atë pjesë të re të Tiranës.

Sipas Veliajt ky është investimi më i madh në 20 vitet e fundit në ujësjellës, dhe vjen falë performancës së mirë të UKT-së dhe ndihmës nga BERZH-i.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/nis-puna-dyfishimin-e-kapacitetit-filtrues-te-ujit-ne-boville

Free Traffic Exchange