Gazetari i "Shqiptarja.com" Elto Qyno, i ftuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv ku u diskutua për dorëzimin e Klement Balilit, ka zbardhur detaje nga dosja e prokurorisë në ngarkim të tij. Qyno tha se e vetmja akuzë e prokurorisë ndaj Balilit është ajo e trafikimit të 700 kg drog drejt Greqisë. "Prova janë 4 telefonata nga Balili me trafikantët, që flasin për një sasi droge rreth 700 kg lënë narkotike kanabis. Megjithatë, mjafton kjo për ta akuzuar atë për trafik të lëndëve narkotike dhe krijim grupi të strukturuar kriminal", tha gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno.