Xhaferi: Shqipja, zyrtare ne te gjitha institucionet

2019-01-15 0

Një ditë pasi regjistroi në fletoren zyrtare ligjin për Gjuhën shqipe, kryeparlamentari i Maqedonisë, Talat Xhaferi konfirmon se institucionet janë të detyruara të respektojnë dygjuhësinë e Maqedonisë së Veriut.

Në një intervistë për Klan Maqedoninë, Xhaferi thotë së ligji për shqipen hyn në fuqi menjëherë.

?Ligji për përdorim të gjuhëve nga dita e shpalljes në gazetën zyrtare hyn në fuqi me të gjitha aspektet që përcakton. Të gjitha institucionet kanë obligimet përkatëse që burojnë nga zbatimi i këtij ligji. Përdorimi zyrtar është në të gjithë institucionet, përfshi parlamentin në të shkruar dhe të folur dhe njëjtë në të gjitha institucionet qendrore edhe në qeveri, duhet të parashtrohen normat.?

Kryeparlamentari Xhaferi mohoi që ligji të sjellë probleme ligjore pas refuzimit të dekretimit nga presidenti Gjorge Ivanov, duke thënë se është brenda kompetencave të parlamentit.

Klan Macedonia