Report Tv-100 vite pa Ismail Qemalin, akademiku: S’kemi fonde nga shteti

2019-01-15 0

Plaku me mjekër të bardhë dhe flokë të thinjur, i veshur saherë në kostum të zi, njihet nga çdo shqiptar, si babai i pavarësisë. Firmëtari i Deklaratës së Pavarëisë, i cili në këtë 24 janar bën plot 100-vite, që është ndarë nga jeta bëri çdo gjë që kombi i tij të jetë i pavarur. Prandaj, nderimi për të është i padiskutueshëm nga historianët, akademikët dhe studiuesit. Por, a mjafton vetëm dëshira e mirë, që ata kanë? Për ?ReportTV? drejtori i Akademisë së Studimeve të Albanologjisë, Marenglen Verli flet për punën përgatitore që po bëjnë për këtë datë të shënuar

Instituti i Historisë që është pjesë e Akademisë së Studimeve Albanologjike ka bërë projektet e veta edhe për këtë vit, sikundër çdo vit. Ky vit ka qëlluar që të ketë përvjetorin e ndarjes nga jeta, të një figure të madhe të kombit tonë, Ismail Qemalit, babait të pavarësisë. Edhe në këtë kuadër në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave edhe bashkinë e Vlorës ne nisim me një konferencë shkencore, për të pasuar me rreth shtatë botime dokumentare, që i përkasin dokumenteve diplomatike italiane edhe austro-hungareze për vitet 1912-?14. Është një periudhë ku veprimtaria e atdhetarëve shqiptarë edhe e Ismail Qemalit është e spikatur si asnjëherë. Ndërsa, një konferencë, besoj se do të jetë ndërkombëtare në qershor të këtij viti, besoj se do ta çojë më tej studimin që hapin e parë e ka pasur në vitin 2012.

Marenglen Verli, drejtor i Akademisë së Studimeve të Albanologjisë
Shtatë vëllimet kanë në qendër jetën diplomatike edhe personale të Ismail Qemalit

?Dokumentet diplomatike kanë detaje të imta, figura e Ismail Qemalit është studiuar edhe vlerësuar ashtu edhe si momenti i Pavarësisë pas 1912-ës. Tani besojmë se duke botuar vazhdimisht këto dokumente do të kemi edhe risi për jetën t tij, detaje të jetës politike edhe jetës personale?, u shpreh Verli.