ISHP thotë se ka raste të reja që konfirmohen çdo ditë me fëmijë të prekur nga virusi vdekjeprurës, të cilët janë kryesisht të moshës nën 2 vjeç që nuk kanë bërë dozën e parë të vaksinës. Ekspertët apelojnë që fëmijët e vegjël, por edhe ata që duhet të bëjnë dozën e dytë të vaksinës MMR apo të rritur që kanë bërë vetëm një dozë, duhet të mos neglizhojnë, pasi fruthi jep komplikacione të rënda.