Report TV - Konstituohet KED, gati përzgjedhja e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese

2019-01-15 0

TIRANE- Pas ngritjes së KLGJ-së dhe KLP-së sot do të konstituohet edhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Mbledhja ka nisur prej orës 10:00 në Gjykatën e Lartë. Ky Këshill pritet të zhbllokojë ngërçin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese duke përzgjedhur kandidatët që plotësojnë kushtet për t?u bërë anëtarë të kësaj gjykate. KED në mbledhjen e parë drejtohet nga anëtari i Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani.

Pjesë e KED janë kryeprokurorja Arta Marku, Vitore Tusha, Ardian Dvorani, Fatmir Islamaj, Margarita Buhali, Fatjona Memçaj dhe Eriol Roshi, ndërsa zëvendësues janë Medi Bici, Gurali Brahimllari dhe Klodiana Veizi. Në mbledhjen e parë të KED, sipas gazetarit të Report Tv, Arsen Rusta ka vëzhgues të PD, Alibeaj, Euralius, OPDAT, Presidencës dhe Avokatit të Popullit.