Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Akademiku i njohur Apollon Baçe ka dhënë një version të rëndë për rastin Caka që solli një krizë të raporteve mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta.
I ftuar në emisionin ?Debati në Channel One? të gazetarit Roland Qafoku, sipas Baçes, Rama ka një projekt personal në bashkëpunim me Hashim Thaçin sipas të cilit kërkon të realizojë bashkimin e Shqipërisë me Kosovën me synimin se kjo do ta fuste Ramën në histori. Por këtu nis krimi kombëtar dhe antishqiptar. Këtë gjë Rama kërkon ta arrijë duke i dhënë Serbisë si këmbim disa territore të veriut të Kosovës. Dhe për të arritur këtë atij i duhej Thaçi që në fakt doli jashtë loje nga bisedimet e grupit negociator dhe për këtë arsye futi në lojë Gent Cakën që duke emëruar ministër të Jashtëm të ishte edhe nën hyqmin e vet por edhe të Thaçit.
Ndërkohë Baçe hodhi akuza të rënda për Baton Haxhiun duke e quajtur rrufjan politik që bën shkesi në dëm të kombit.
Apollon Baçe: ?Deklarata e parë që tha kryeministrja e Serbisë menjëherë pas idesë së shkëmbimit të territoreve ishte: Meqenëse po flasim për kufijtë atëherë përse nuk duhet të flasim edhe për kufijtë e Republika Srpska? Unë do shikoja cilët janë palët që janë në këtë mes? Domethënë këtu kemi një treshe: Thaçin të parin, Edi Ramën të dytin dhe Vuçiçin të tretin. Përse u kalua në variantin Caka? Për mua ka një gjë të tillë. Grupi negociator nga ana e Kosovës e përjashtoi Thaçin. Domethënë ai nuk ka fuqi ekzekutive. Ai nuk është ministër nuk është kryeministër dhe nuk ka asgjë që do të thotë që pala kosovare e Thaçit doli nga loja. Atëherë duhet futur diçka ndërmjetëse që duhet të ishte edhe kosovare edhe shqiptare. Pra të ishte edhe nën hyqmin e Ramës dhe nën hyqmin e Thaçit. Caka u planifikua të jetë aty sepse herë është kosovar e herë shqiptar i Shqipërisë. Caka nuk mund të bënte Kosova ministër. Më kujtohet që kur NATO sulmoi Serbinë, ?New York Times? kishte një artikull kur shkruante se lufta për Kosovën është lufta për kufirin e Evropës. Mitrovica ka një pasuri nëntokësore 1100 milliardë dollarë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore vëtrtetë Italia dhe Gjermania e bashkuan Shqipërinë me Kosovën por jo Mitrovicën. Pse? Sepse është një minierë me pasuri të madhe. Mitrovica u shpall zonë autonome. Ushtria gjermane prodhonte municionet e veta me plumbin e Mitrovicës. Dhe në këmëbëin kësaj zone që ka vlerë të jashtëzakonshme të japin disa katunde Medvegjën e ndonjë tjetër që kanë mbetur disa familje shqiptare dhe ty të merr Mitrovicën. Është njësoj si indianët e Amerikës që kolonizatiorët u jepnin pasqyra dhe u merrnin arin. Prandaj Caka ëahtë emër pa domethënie. Atëherë këtu luhet një lojë shumë e madhe. Timothy Less ka thënë se Ballkani nuk do gjejë kurrë qetësi nëse nuk do ketë Shqipëri të madhe, Serbi të madhe dhe Kroaci të madhe. Më shumë problem është Shqipëria e madhe dhe Serbia e madhe. Atëherë në këto dy shtete të mëdha të fuqishme do jenë padyshim këta njerëzit shumë të mëdhe...