Ora News – Ligji për emigracionin në Itali, hyn në fuqi paketa e re që penalizon dhe shqiptarët

2019-01-14 23

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Në Itali ka hyrë në fuqi ligji i ri i emigracionit, i cili pritet të prekë edhe shumë shqiptarë me qëndrim atje. Sipas paketës së re ligjore, emigrantët me nënshtetësi italiane mund ta humbasin atë nëse kanë probleme me drejtësine ose dënohen nga Gjykata italiane.

Ligji Salvini, i cili ka hyrë në fuqi itali rrezikon prek edhe mijëra emigrantë shqiptarë.

Pas hyrjes në fuqi të paketës ligjore, emigrantët shqiptarë me nënshtetësi italiane mund ta humbasin atë nëse kanë probleme me dretjësine ose dënohen nga Gjykata italiane.

Në lidhje me frikën që politikanët italianë kanë nga emigrantët që arrijnë aty ka reaguar edhe kantautori shqiptar Ermal Meta, i cili e ka cilësuar këtë realitet si diçka të panevojshme.

Gjithashtu, minorenët e pashoqëruar nga kujdestarë ligjorë, nuk do të marrin më leje qëndrimi humanitare kur të mbushin 18 vjeç, duke u konsideruar kështu emigrantë klandestinë.

Minorenët shqiptarë janë aktualisht rreth 1630, dhe renditen të katërtit në numër pas atyre me kombësi nga Gambia, Egjipti e Guinea.

Numri i lartë i të miturve shqiptarë është kthyer në një fenomen problematik për shumë komuna italiane, pasi Shqipëria është një vend pa konflikt lufte ndryshe nga vendet e prejardhjes së minorenëve të tjerë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ligji-emigracionin-ne-itali-hyn-ne-fuqi-paketa-e-re-qe-penalizon-dhe-shqiptaret

Easy Viral Banner Traffic