Probleme me pasurinë, kryetari i Gjykatës së Kurbinit ‘ngec në sitën’ e Vettingut

2019-01-14 1

TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin nga detyra për kryetari i Gjykatës së Rrethit Kurbin, Alfred Gjonin. (LEXO KËTU)

Gjatë seancës dëgjimore, KPK u shpreh se gjyqtari kishte bërë deklarim të pasaktë pasurie pasi nuk kishte burime të ligjshme për t?i justifikuar dhe kishte fshehur pasurinë.

Sa i përket aftësive profesionale, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka sjell një raport të 6 çështjeve për shkak të mos sjelljeve korrekteve të tij. Madje një çështje ka zgjatur 4 vjet, ndërsa 3 të tjera nuk janë argumentuar siç duhet prej tij.

Me rinisjen e Vettingut për 2019 në filtër kanë kaluar krerët e gjykatëve në rrethe ku deri më tani është shkarkuar kreu i Sarandës, Alltun Çela; kreu i Shkodrës, Arben Zefi.