Ora News – Reforma zgjedhore në rrezik, Kume: Vonesat e bëjnë të pamundur zbatimin

2019-01-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Kur na ndajnë vetëm 5 muaj nga zhvillimi i zgjedhjeve vendore, partitë parlamentare nuk kanë gjetur konsensusin për reformën zgjedhore, madje as për rekomandimet e bëra nga OSBE-ODIHR. Kritaq Kume një nga njohësit më të mirë të çështjeve elektorale, shprehet se çdo vonesë e bën të pamundur zbatimin e ndryshimeve. Kjo edhe pse KQZ ka nisur organizimin e punës. Sa i përket votimit të emigrantëve ai shpreh besimin se mund të ushtrojnë të drejtën vetëm vitin e ardhshëm.

Ekspertët e zgjedhjeve në Shqipëri, i bëjnë thirrje politikës që të mos humbë asnjë ditë kohë për miratimin e reformës zgjedhore. Ish-kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume njohës i mirë i ligjit, thotë se çdo vonesë e bën të pamundur aplikimin e ndryshimeve në zgjedhjet vendore.

Kume: Duhet të bëhet sapo të fillojnë punimet e kuvendit. Çdo ditë që ikën pas saj e vendos në kushtet e një presion shumë të madh që në fund të fundit mund të bëhen ndryshime në Kodin Zgjedhor, por ato ndryshime do të jenë të atij lloji siç i kemi bërë, në momentin e fundit. Për pasojë efektet nuk mund të jenë ato të pritshme.

Reforma zgjedhore e paraqitur në Kuvend nga socialistët parashikon tre çështjet kryesore të debatuara nga politika shqiptare, teknologjinë , votimin e emigrantëve dhe reformimin e administratës. Kume nuk bie dakord për pikën e fundit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/reforma-zgjedhore-ne-rrezik-kume-vonesat-ne-ndryshimin-e-kodit-zgjedhor-e-bejne-te-pamundur-zbatimin

Free Traffic Exchange