Ndërsa studentë nga 3 fakultete, ai Juridik, Ekonomik dhe i Inxhinierisë së Ndërtimit vijojnë ngujimin prej disa ditësh, nga mbrëmja e së dielës këtij vendimi iu bashkua edhe një grup studentësh nga Fakulteti i Mjekësisë.
Edhe pse pa energji elektrike, studentët në Fakultetin e Inxhinierisë nuk e kanë ndërprerë ngujimin. Në Fakultetin Juridik studentët vijojnë të qëndrojnë brenda godinës.
?Në fakultetin ekonomik vijon bojkoti dhe ngujimi. Qindra studentë janë mbledhur në hollin e këtij fakulteti dhe me votën e shumicën kanë vendosur për vazhdimin e protestës edhe më tej?.
Ndërsa bojkoti i mësimit vijon edhe në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, si dhe në Fakultetin e Shkencave Sociale. Studentët që pyesim shprehen unanimisht për ta vijuar protestën deri në realizimin e kërkesave.
Në një dalje publike, Zëvendësministrja e Arsimit, Besa Shahiri kërkoi nga studentët të përzgjedhin përfaqësuesit për grupet e punës, ndërsa njoftoi se Ministria ka dërguar 54 punonjës pranë sekretarive të Universiteteve, për t?u shpjeguar studentëve vendimet që ka marrë qeveria.
Tv Klan