Ora News - Tre viktima nga i ftohti në Pogradec, Durrës e Shkodër

2019-01-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Dy burra humbën jetën në Pogradec e Shkodër për tu siguruar bukën e gojës familjeve në këto ditë të ftohta, ndërsa vendi është përfshirë nga reshjet e dëborës, ndërsa në Durrës viktimë mbeti një i pastrehë. Tragjike është historia e Ajet Zikollarit nga Selca, i cili u gjet i ngrirë ndërsa kishte dalë të blinte ushqime për familjen. Ai u gjet i ngrirë pasi në shtëpinë e tij u kthye vetëm gomari i ngarkuar.

Një 53 vjeçar gjeti vdekjen në Trebinjë të Pogradecit si pasojë e temperaturave të ulta që po shënohen në zonat e bllokuara malore të qarkut të Korçës.

Ajet Zikollari, kishte zbritur nga fshati Selcë e Sipërme me gomar për të blerë ushqime për familjen, pasi zona është e bllokuar prej ditësh, por nuk u kthye i gjallë në shtëpi për shkak të të ftohtit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Proptisht, aty ku banorët e zonës furnizohen me ushqime.

Ka qenë mbërritja pranë shtëpisë e kafshës së vetme me ushqimet e ngarkuara që ka dhënë alarmin tek familjarët dhe banorët e zonës të cilët me tej u vunë në kërkim të trupit.

53 vjeçari u gjet i ngrirë në dëborë, siç tregon administratori i zonës i kontaktuar me telefon. Por ngjarja ka marrë përmasa edhe më të rënda, pasi familjaret e Ajet Zikollarit e kanë të pamundur të kryjnë ceremonine mortore pasi nuk mund të marrin arkivol për shkak të rrugëve të bllokuara.

Moti i keq shkaktoi një viktimë edhe në qytetin bregdetar të Durrësit.

Një i pastrehë i identifikuar si Viktor Dhima u gjet i pajetë në lagjen 4.

Dyshohet se ai ndërroi jetë gjatë natës si pasojë e të ftohtit dhe konsumit të alkoolit.

Ndërsa në Shkodër një 57 vjeçar u gjet i vdekur në ditën e parë të punës së roje në zyrat e qendrës së Formimit Profesional.

Viktima Agron Gokovi dyshohet se ndërroi jetë gjatë natës ku temperaturat ishin të ulta në të gjithë vendin.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tre-viktima-nga-i-ftohti-ne-pogradec-durres-e-shkoder