Protesta për 'Bulevardin e Ri'/ Banorët e 'Bregut të Lumit' me lopata në duar, djegin goma

2019-01-14 1

Një grup banorësh nga 'Bregu i Lumit', që preken nga ?Bulevardi i Ri? i Tiranës, po protestojnë këtë të hënë ndaj vendimit për prishjen e shtëpive dhe mos marrjes së dëmshpërblimit. Ata kanë zgjedhur të shprehin pakënaqësinë dhe revoltën e tyre duke djegur goma.

Banorët kërkojnë praninë e kryebashkiakut të Tiranës, teksa brohorasin njëzëri "hajde po ta mbajti" dhe "do të të vendosim flakën". Ata janë shprehur më parë se kryebashkiaku nuk e ka mbajtur fjalën e tij, përsa i takon dhënies së kompensimit për prishjen e banesave të tyre.

Protesta e banorëve të "Bregut të Lumit" ka filluar pas asaj të banorëve të "Unazës së Re" dhe Shkozës ndaj projektit "Unaza e Madhe". Protesta e tyre e parë është shënuar në fundin e vitit të kaluar, më katër dhjetor (Lexo këtu)