Një grup studentësh që kanë bojkotuar mësimin që prej datës 7 janar dhe në ditët e fundit janë ngujuar në disa fakultete, pas një mbledhje mbrëmjen e sotme te 'Ekonomiku' përmes një deklarate njoftuan se protesta do të vijojë. Ata u shprehën se kërkesat e tyre nuk janë plotësuar, prandaj do të vijojnë me bojkotin e mësimit, ngujimin në fakultete dhe protestën.