Rreth orës 16:30 të pasdites së sotme në malin e Çikës një alpiniste 31-vjeçe u rrëzua duke lënduar, ndërsa u shpëtua falë transportit me helikopter drejt spitalit.
Vajza ishte bashkë me disa persona të tjerë duke bërë ecje në mal në momentin që u rrëzua dukë pësuar disa lëndime në trup. E ndërsa transporti me makinë ka qenë i pamundur, alpinistët që ishin me 31-vjeçaren kërkuan ndihmën e helikopterit.