Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Përplasja mes Presidentit dhe Kryeministrit për çështjen e Ministrit të Jashtëm, ashtu siç e tha dhe vetë Kryeministri do të zgjidhet në Gjykatën Kushtetuese.
Ky institucion aktualisht ka mbetur vetëm me Vitore Tushën, ndërkohë që duhet të përbëhet nga 9 anëtarë.
Për një kohë të gjatë kjo gjykatë nuk ka funksionuar për shkak të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili është organi që përzgjedh kandidatët.
Për të rinisur nga funksionimi, Gjykata Kushtetuese duhet të plotësojë 8 vendet vakante.
Procedura e plotësimit të tyre parashikon se tre anëtarë zgjidhen nga Presidenti, tre nga Kuvendi dhe tre nga Gjykata e Lartë.
Aplikimet që vijnë tek këto institucione i përcillen Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
KED shpërndan formularët e vettingut për kandidatët që kanë 5 ditë kohë ti plotësojnë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/meta-le-pezull-bushatin-ankesa-e-rames-ne-gjykaten-kushtetuese