Problemi disa dekadash apo e ashtuquajtura çështje maqedone është histori, edhe pse Ballkani është i njohur për kriza. Me marrëveshjen e Prespës dëshmuam se Maqedonia ka kapacitete për reforma dhe integrim, por para nesh ka edhe shumë punë të tjera. Kështu theksoi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska.
Radmilla Sheqerinska, Ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë: Maqedonia e siguroi vendin e vet në tryezat e partnerëve të NATO-s, ky flamur që qëndron pranë flamurit tonë shtetëror tani më nuk është dëshirë e parealizueshme. Maqedonia me këtë akt të fundit, ia doli që plotësisht ta meritojë vendin e vet në tryezën e aleatëve. Qeveria prej sot fokusin dhe energjinë e vet do ta përqendrojë në drejtim të këtyre çështjeve nga të cilat varet ardhmëria e të gjithë qytetarëve të këtij shteti. Maqedonia dha mesazhe të qarta që u përshëndetën nga shtetet më të fuqishme të botës dhe gjeneratat e ardhshme meritojnë të jetojnë në Maqedoninë evropiane, prosperuese, e cila me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës u bë shembull në vendet e rajonit.
Zëvendës/kryeministri Osmani bëri thirrje për pajtim të brendshëm të të gjitha palëve politike duke përfshirë këtu edhe proceset euro-integruese të vendit.
Ministri i Punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov shtoi se me një punë të mundimshme Maqedonia ia doli të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe tani është në rrugë të mbarë me zgjidhjen e këtij problem politiko-diplomatik. Në pyetjen e gazetarëve lidhur me daljen nga qeveria e Ciprasit të Grekeve të Pavarur se a do të ratifikohet marrëveshja, Dimitrovi thotë:
Nikolla Dimitrov, Ministër i Jashtëm i Maqedonisë: E pashë lajmin e ministrit të Mbrojtjes dhe lider i grekëve të pavarur, Kammenos i cili dha dorëheqje nga pozita ministrit të Mbrojtjes. Menjëherë pata një korrespondencë të shkurtër me Kratugallos dhe u binda se qeveria greke mbetet fuqimisht e përkushtuar për interesin kombëtar të Greqisë.
Partia më e madhe opozitare maqedonase reagon ndaj konferencës për shtyp të qeverisë ku thonë se është e turpshme që të jenë para tabelës ku shkruan Qeveria e Republikës së Maqedonisë e më pastaj të lavdërohen me ndryshimin e dhunshëm të Kushtetutës dhe fshirjen e emrin Republika e Maqedonisë. ?Në situatë kur Maqedonia dhe populli janë të dëshpëruar me humbjen e emrit, vetëm Zaevi, Sheqerinska dhe Dimitrov festojnë. Maqedonia sot nuk feston?, thonë nga VMRO DPMNE duke shtuar se të kota janë premtimet se të kota janë krijimi i reformave si pretekst nga ikja nga zgjedhjet.
Klan Macedonia