Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Ishin nisur prej të hënës drejt malësisë së Dukagjinit për të zhvilluar mësim, por reshjet e dendura të dëborës i bllokuan atje.
Pas 5 ditësh të përjetuara mes të ftohtit, varfërisë ekstreme të shumë familjeve atje dhe brenda shkollës 9 vjeçare që rrezikon shembjen, të dielën në drekë 9 arsimtarët u sollën në Shkodër.
Izolimi i tyre mori fund pas ndërhyrjes së ministrisë së mbrojtjes që dërgoi një helikopter "Cougar" për marrjen e mësuesve, e bashkë me to edhe të 8 qytetareve të tjerë, mes të cilëve një emergjence shëndetësore.
Ajo çfarë kanë përjetuar ka qenë në kufijtë e një shoku psikologjik për ta, ndërsa apelojnë që shteti të kthejë sytë nga Dukagjini, aty ku mes kushteve ekstreme të motit, banorët ?sfidojnë? natyrën në një varfëri te tejskajshme.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/helikopteri-i-ushtrise-niset-drejt-thethit-evakuimin-e-8-mesuesve