Dekada më parë, veç njohjeveve në shkollë, lagje apo ambiente pune një nga format e lidhjeve dhe kurorëzimit me martesë ishte mblesëria. Por sot kjo traditë është zbehur dhe është zëvendësuar me një formë moderne. Veç faqeve online, janë krijuar edhe agjenci që bëjnë rolin e ?shkuesit? të dikurshëm që prezanton të rinjtë, që kanë të përbashkta dhe mund të jenë një çift në të ardhmen.
Sipas agjencive martesore që funksionojnë në vendin tonë, më së shumti aplikojnë femrat mbi 30-vjeç, ndërsa periudha me fluksin më të madh të aplikantëve është kur emigrantët rikthehen në vend.
Margarita Kola, drejtuese e një prej agjencive në një intervistë për Report Tv tregon se vihet re edhe një fenomen, që femrat mbi 30 vjeç kërkojnë lidhje me të huaj.
Ka pasur një periudhë dy vitet e fundit që kërkesat kanë qenë kryesisht për lidhje me të huaj, sepse mënyra si funksionon agjencia është e tillë që personat që vijnë të regjistrohen, si për shërbimin online, ashtu dhe për shërbimin portofol, që është shërbimi që mund ta bësh regjistrimin në agjenci,dhe janë punonjëset e agjencisë që bëjnë përshtatjen sipas kërkesave që ka individi dhe kontigjentin që kemi. Në këto dy vitet e fundit është rritur, numri i kërkesave që duan lidhje me jashtë.
Margarita Kola, Drejtuese e një Agjencie Martesore