Ulja e tatim fitimit per bizneset

2019-01-13 1

Përgjatë gjithë kësaj jave, Kryeministri përzgjodhi disa biznese që përfitojnë nga ulja e tatimit mbi fitimin, për të promovuar nisjen nga zbatimi të kësaj nisme, nga e cila përfitojnë afro 11 mijë sipërmarrje me xhiro vjetore deri në 14 milionë Lekë.

Këtë të diel, i shoqëruar nga Ministri në detyrë i Financave, Rama ishte në një punishte ëmbëlsirash e një sipërmarrësi italian, i cili premton se përfitimet nga ulja e kësaj takse do t?i investojë në teknologji.

Sipas shifrave të Ministrisë së Financave, 91 përqind e bizneseve në Shqipëria paguajnë nga 0 në 5 % taksa.

Tv Klan