Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Rikonstruksioni i pallateve rrit vlerën e pronës për qytetarët ndaj kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, iu ka drejtuar një ftesë banorëve që të marrin shembullin e ndjekur për pallatet Hawai.
Nëpërmjet nismës ?Fondi i Komuniteteve? të iniciuar nga Bashkia e Tiranës, banorët kanë mundësi të rikonstruktojnë pallatet e tyre.
Veliaj: Ndaj, ftesa për banorët është: Kopjoni më të mirët dhe nëse investimet në horizontal po e nxjerrin lagjen në dritë, po bëhen rrugët, rreth-rrotullimet, trotuaret, këndet e lojërave, duhet që edhe në vertikal të kemi të njëjtën cilësi. Kur qytetarëve s?u shkel këmba në baltë, ama edhe shkojnë në një shtëpi me ambient të ngrohtë, do të thotë se ky është një qytet ku ia vlen të investosh dhe ia vlen të jetosh.
Veliaj tha se gjatë këtyre katër viteve Bashkia e Tiranës ka realizuar një sërë investimesh të rëndësishme.
Veliaj: Kemi bërë shumë punë këto katër vite, por një ndër gjërat për të cilën jam më shumë krenar është që këto katër vite kemi mësuar të jetojmë bashkë. Secili për vete, Zoti për të gjithë ishte një formulë që nuk funksiononte më për Tiranën; ama të gjithë bashkë, për të mirën e përbashkët, për një pallat të përbashkët, një hapësirë të përbashkët, një rrugë, kopësht, shkollë, çerdhe të përbashkët, kjo formulë funksionon dhe më vjen mirë që vatra e së mirës po përhapet.
Fondi i Komunitetit mund të përfitohet me ndihmën e administratorit, që një pjesë e banorëve nuk i kanë zgjedhur ende, ndaj kryebashkiaku apeloi që ky shembull të ndiqet edhe nga banorët e godinave të tjera.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rikonstruksioni-i-pallateve-hawai-veliaj-zgjidhni-administratorin-e-pallatit-dhe-aplikoni