"Fondi i Komuniteteve? është nismë e Bashkisë së Tiranës, e cila u krijon mundësinë qytetarëve të rikonstruktojnë pallatet e tyre. Pas suksesit me pallatet e para ?Hawai? në Rr. ?Andon Z. Cajupi? në Njësinë 5, këtë mundësi e kanë përqafuar edhe banorët e godinave të tjera në këtë bllok banimi, të cilët i kanë dhënë një pamje krejt të re banesave të tyre, ndërkohë që Bashkia e Tiranës është duke punuar për rehabilitimin e rrugëve dhe të trotuareve.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh i lumtur që nisma po jep frytet e saj në kryeqytet dhe ftoi qytetarët e tjerë që të zgjedhin administratorët e pallateve për të përfituar nga ?Fondi i Komuniteteve?.
Filluam para pak muajsh me ato që ishin pallatet e para të ?Arabit? dhe banorët e tjerë e panë se si po dilte në dritë pallati ngjitur, ndaj filluan edhe ata të marrin nga energjia pozitive e transformimit. Thirrja ime për të gjithë banorët është: Ky është viti kur kemi financuar më shumë projekte komunitare, ndaj i ftoj që fillimisht të zgjedhin administratorin e pallatit të tyre dhe pastaj të aplikojnë. Ky është një pallat i cili deri dje dukej një katrahurë; sot as kabujt nuk duken më.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj