http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/VizionPlusTv
https://twitter.com/VizionPlusTV
Voskopoja është padyshim një nga destinacionet turistike që nuk duhet humbur, veçanërisht në stinën e dimrit. E fatmirësisht, pas reshjeve të fundit rruga nga Korça e deri në fshat është e kalueshme pa probleme.
Kjo ka shtuar numrin e vizitorëve gjatë fundjavës.
Dëbora që ka mbuluar gjithçka ka sjellë fluks në rrugët e Voskopojës, edhe pse temperaturat arrijnë në disa gradë nën zero.
Voskopoja njihet edhe për kampionë në sportin e skive si për femra ashtu edhe për meshkuj.
Anton Falo dikur një kampion, një sportist me emër në skijim, sot drejton një nga bujtinat e shumta në këtë zonë turistike.
Bujtinat e hotelet në Voskopojë në çdo fundjavë janë të mbushura plot, gjë të cilën e pranon edhe Ferdinand Bebri, një prej operatorëve turistikë të fshatit. Ai thotë se turistët janë edhe më të shumtë në këto ditë me borë.
Voskopoja në çdo stinë të vitit tërheq vizitorë e turistë të shumtë vendas e të huaj. I vetmi problem këtë vit ishte kalimi i rrugës në kohën e reshjeve masive të dëborës që krijuan vështirësi në qarkullim.