Pas apelit në Report TV, helikopteri i FA niset për te mësuesi i bllokuar nga Bora në Dukagjin

2019-01-13 0

Pas apelit në Report Tv, për 8 mësuesit e bllokuar në Dukagjin, ka reaguar ministria e Mbrojtjes që bën me dije se Helikopteri Cougar i Forcës Ajore është nisur drejt Thethit e Shalës për të bërë të mundur evakuimin e tyre përmes ajrit, pasi ndërhyrja nga toka ka qenë e pamundur.

"Helikopteri Cougar i Forces Ajore niset drejt Thethit e Shales per evakuimin e 8 mesuesve te bllokuar ne ate zone. Me gjithe perpjekjet e shumta, nderhyrja nga toka ka qene e pamundur."-bën me dije Ministria e Mbrojtjes.

Ndërkohë që mëngjesin e sotëm, nga ekrani i Report Tv, mësuesi Ndue Leka, i izoluar nga dëbora prej 5 ditësh në Dukagjin apeloi për ndihmë. I izoluar brenda një banesë në Shalë, i vetëm dhe i sëmurë, Leka kërkoi që helikopteri të kalojë edhe pranë banesës së tij.

?Ka rënë 1 metër borë, po pres të shoh çdo bëhet. Jam në një banesë i vetëm në Bushalë. Jam i sëmurë nga mushkëritë dhe nuk eci dot. Ushqimin unë e marr për 5 ditë por sot është e shtunë. Të iki deri tek lumi bëj 6 orë me këtë borë me këmbë. Kërkoj që kur të kalojë helikopteri të marrë mësuesit e tjerë tek Bregu i Lumit, të vijë të më marrë edhe mua. Jam në mëshirë të fatit, kërkoj ndihmë. ?-ka thënë Leka.

Free Traffic Exchange