Report TV - Vdes endacaku në Tiranë, PD publikon videon: Ndërroi jetë nga i ftohti

2019-01-13 2

TIRANË-Një 68-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në QSUT. Ai është Hasan Hykja. Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa thotë se ai ishte endacak, ndërsa ndërroi jetë nga i ftohti, pasi sipas saj nuk u pranua nga qendrat sociale se kishte këmbën e sëmurë. Ajo ka publikuar edhe pamjet e momentit kur ai është transportuar për në QSUT, por nuk ka mundur që të mbijetojë.

"Hasan Hykja, 68 vjec, i pastrehe vdiq mbremjen e sotme ne te ftohte pasi qendrat sociale nuk e pranonin se kishte kemben e semure diabetike. Nje tmerr i vertete, qe nuk duhet ta perjetoj asnje kafshe jo me nje njeri. Propagande e bukur ne tv me qendra sociale duke kercyer e dhene ushqim per festat nga mashtruesi Veliaj nderkohe qe njerezit qe kane nevoje te strehohen ne keto dite te ftohta dimri vdesin rrugeve. Del e thote qe i ka marr masat per te pastrehet ne keto dite dimri. Mashtrime si zakonisht por keto jane lloji qe te merr jeten. Vdekjet ne ndergjegjen e Veliajt nuk jane te pakta, por e gjithe ceshja eshte ka apo jo ndergjegje ky njeri!!!" akuzon Ina Zhupa.