http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Bilanc tragjik nga shpërthimi i fuqishëm që tronditi Parisin mëngjesin e kësaj të shtune në katin e parë të një pallati. Të paktën tre persona kanë humbur jetën, 36 të tjerë kanë mbetur të plagosur, prej tyre 12 janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ministri i Brendshëm njoftoi se dy prej viktimave janë zjarrfikës.Shpërthimi ndodhi në Rue de Trevise, duke shkaktuar panik në zonë. Banorët e ndërtesës dolën të tmerruar në rrugë duke iu trembur një sulmi të mundshëm terrorist. Sipas hetimeve të para shkaqet e zjarrit janë rrjedhja e gazit në një furrë buke e cila nuk ishte hapur në kohën e shpërthimit. Makinat u shkatërruan ndërsa banesat përreth u dëmtuan nga eksplozioni. Në vendngjarje shkuan kryeministri Eduar Filip dhe kryetari I bashkisë së parisit. Ndërkohë, mbi 200 zjarrfikës dhe 2 helikopterë morën pjesë në operacion.