Dy persona, burrë e grua kanë humbur jetën në një aksident të rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e ish-Kënetës në Durrës.
Sipas informacioneve paraprake, dy viktimat ishin këmbësorë dhe u përplasën nga një makinë tip BMW me targa AA 835 BD. Identiteti i tyre nuk dihet ende.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur këtë aksident të rëndë. Ndërkohë, në komisariat është shoqëruar drejtuesi 22-vjeçar i mjetit që përplasi burrë e grua.