Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Lulzim Basha, foli në emër të popullit ndërsa paralajmëroi se sjellja e qeverisë po ciklon një konflikt civil në vend. Në një dalje për mediat, mesditën e 12 janarit, Basha tha se qeveria ka rënë, ndërsa e cilësoi të pa pranushme ndërhyrjen e policë për të mos lejuar protestën e studentëve në universitetet, i kërkuar prokuroisë të nis hetime
Lulzim Basha: "Ndal menjëherë represionin ndaj studentëve të ngujuar në protestën e tyre të ligjshme në ambientet universitare. Ndal menjëherë dhunën psikike e fizike të tyre. Jepi fund bllokimit të futjes së ushqimit dhe ujit në ambientet universitare ku po zhvillohet protestë europiane. Çdo shtyrje e mëtejshme do shtyjë vendin drejt një konflikti civil me pasoja të paparashikueshme."
Krahas drejtimit të protestave dhe nxitjes së revoltës popullore për largimin e qeverisë, Basha paralajmëroi se opozita do të zhvilloi dhe betejë brenda institucioneve përfshirë kuvendin.
Lulzim Basha: Beteja do të jetë totale në të gjitha dimensionet protesta do na shohë ne në krah dhe në krye të gjithë grupimeve qytetare dhe kauzave të tyre, siç kemi bërë ne sot.
Në daljen për mediat, akuzoi ashpër kompanitë private të kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve. Ai tha se reshjet e deborës, faktuan se koncesionet janë dhënë vetëm për të marr para e jo për ti shërbyer qytetarëve. Ndërsa për unazën e re ai paralajmëroi se edhe tenderi i ri po manipulohet.
I bëj thirrje prokurorisë të nisë pa asnjë vonesë hetimet se ku kanë shkuar lekët e taksapaguasve shqiptarë që kanë përpirë këto kompani dhe zyrtarët përkatës
Basha doli sot në një deklaratë për median ku shtoi se po përgatitet ritenderimi i pjesës së unazës së re në Tiranë, tenderi i fituar i së cilës u anuluan dhe për këtë çështje ka nisur një hetim i prokurorisë. Ai paralajmëroi se edhe tenderi i ri po manipulohet.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/basha-rames-ndal-represionin-ndaj-studenteve-po-shtyn-vendin-drejt-konfliktit-civil