Probleme ne qarkullimin ne disa akse rrugore

2019-01-12 1

Reshjet e dëborës e kanë ulur intensitetin.  Akset kryesore rrugore të vendit janë të kalueshme. Por në zona të thella malore, dëbora po i mban të bllokuara rrugët e disa fshatrave.

Në Jug, lëvizja e makinave bëhet pa zinxhir. Ndërsa në Veri ka probleme në disa rrugë të Kukësit e Dibrës.

Kukës-Bushtricë kalohet pjesërisht me zinxhir, ndërsa  Domaj ? Draj Reç vetëm me zinxhir.

Në Dibër zinxhirët janë të domosdoshëm në rrugët Kuben-Vasije, Peshkopi- Qafë Drajë, Ura Çerenecit-Steblevë, Qafë Bualli-Krastë, Burrel-Komsi dhe Bulqizë-Fushë Bulqizë, ku erëra të forta e grumbullojnë borën në rrugë.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka, që ishte në këtë rajon garantoi monitorim të të gjitha rrugëve dhe të kompanive që janë kontraktuar për mirëmbajtjen e tyre.

Në Elbasan, në rrugën Librazhd-Steblevë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve pasi në vendin e quajtur Shkalla e Lunikut, ku ka akull në trashësi të konsiderueshme.

Në njësinë administrative Orenjë, ekipet e OSHEE ?së janë shpërndarë në terren për të riparuar dëmet e shkaktuara nga moti.

Shtabi i Emergjencave i erdhi ne ndihme një emergjence mjekësore në fshatin Dorës.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishte në Komsi të Burrelit, ku garantoi gatishmërinë e stafit mjekësor për t?iu përgjigjur nevojave të qytetareve në këto dite të vështira.

Në Krujë, tre fshatra të malësisë janë të bllokuara. Në Parkun Kombëtar të Qafë Shtamës duhen përdorur zinxhirët.

Herë pas here këto zona kanë probleme me energjinë elektrike, pasi dëmtohen linjat elektrike nga erërat e forta.

Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se kompanitë e mirëmbajtjes së rrugës janë 24 orë në punë për të pastruar të gjitha akset nga dëbora e për të evituar bllokimin e tyre.

Free Traffic Exchange