Ngujimi i studentëve, Basha: Rama po çon vendin drejt konfliktit civil, të ndalë dhunën ndaj tyre

2019-01-12 0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë sot një deklaratë të fortë kur tha se dhuna e policisë ndaj studentëve rrezikon ta çojë vendin drejt konfliktit civil. Sipas Bashës, policia dhunoi studentët një ditë më parë në fakultete me urdhër të kryeministrit Edi Rama, ndërsa kërkoi për vënin përpara përgjegjësisë ligjore të administratorit të Universitetit të Tiranës, Skerdi Dafa. Basha tha se opozita do mbështesë protestën e studentëve dhe do jetë në krah dhe mbështetje të kujtdo që do protestojë. Në këtë dalje për mediat Basha foli edhe për tenderin e "Unazës së Madhe" kur tha se pas skandalit të "DH-Albania", kanë nisur procedurat e tenderit, pas të cilave, shtoi ai, fshihet një tjetër aferë korruptive. Sa i përket situatës së shkaktuar nga reshjet e dendura të dëborës dhe ngricat në vend, Basha kërkoi hetim për kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve të cilat nuk kanë pastruar rrugët.