Mbledhja e takses se prones - News, Lajme - Vizion Plus

2019-01-12 42

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV 2019 është viti kur do të nisë të zbatohet arkëtimi i taksës së pasurisë, sipas metodologjisë së re, e cila bazohet në çmimin e tregut. Nga 61 bashki, në 28 prej tyre kjo taksë vilet tek fatura e ujit, ndërsa pjesa tjetër e njësive vendore janë në fazën e përcaktimit të agjentit, që do të mbledhe taksën. Ne si zyrë qendrore jemi në pritje të vendimeve të këshillave bashkiak të cilët do të zyrtarizojnë agjentët për mbledhjen e kësaj takse. Deri tani kemi 28 bashki që e vjelin tek fatura e ujit. Por mbetet për tu parë se kë do zgjedhin njësitë e tjera. -thotë Enton Duro, drejto i taksës së pasriusë në ministrinë e financave. Por ndonëse afati fillestar i zbatimit të metodologjisë së re ishte prilli i 2018, ai nuk u realizua pasi nuk përfundoi kadastra fiskale e pronave. Por sërish edhe këtë vit, mungesa e të dhënave për pasuritë, do të vijojë të mbetet sfida kryesore e bashkive, e duket se procesi dot ë kërkojë një vetdeklarim të banorëve. Nga 1.5 milion pasuri, për 600 mijë prej tyre kemi të dhëna të sakta për vendodhjen dhe sipërfaqën, pjesa tjetër është detyrë e bashkive të verifikojën të dhënat për të cilat do të kenë edhe ndihmën e institucioneve të tjera, si hipoteka, aluizni etj- thotë Duro. Por sfida tjetër me të cilën do të përballet ky proces është edhe fakti se 2019 është një vit elektoral. Bashkitë do të përqëndrohen më shumë në procesin zgjedhor, cka rrit natyrshëm mundësinë që arkëtimi i të ardhurave si dhe verifikimi i të dhënave të pasurive të calojë.

Free Traffic Exchange