Report Tv sjell video me dron nga Qafë Thana, Lini, Pogradeci dhe Qafë Plloça të mbuluar nga dëbora. Pamjet janë mbresëlënëse teksa çdo pëllëmbë toke është e mbuluar me petkun e bardhë dhe e vetmja hapësirë e zbuluar është rruga gjarpëruese nga Qafë Thana, panorama përrallore në Lin, buzë liqenit të Pogradecit e deri në lartësinë e Qafë Plloçës në drejtim të qytetit të Korçës.