Akademiku Korkuti: Këtë vit 100-vjetori i ndarjes nga jeta e Ismail Qemalit, duhet vlerësuar

2019-01-12 2

Akademiku Muzafer Korkuti pas mbledhjes së Asamblesë së Akademinë e Shkencave, ku edhe u zgjodhën tre anëtarët e komisionit të zgjedhjeve në këtë institucion, që do të drejtojnë fazën e tranzicionit, akademikët Neki Frashëri, Jani Vangjeli edhe Shaban Sinani analizon edhe projektligjin e ri të akademisë.

?Ligjet në akademi janë afatgjata edhe akademitë janë afatgjata, prandaj këtu nuk ka ndryshime të mëdha, por ka modifikime, zbutje, përshtatje të kushteve. Për shembull, nuk do ketë Akademia nuk institutet në varësi, por do ketë të drejtën të krijojë bërthamat shkencore. Kjo është një fazë e ndërmjetme për të kaluar nesër tek institutet e mirëfillta. Mbetet po një statuqo që ka qenë, se nuk lëvizin akademitë siç lëvizin qeveritë,? - tha akademiku Muzafer Korkuti.

Ndërsa, sa i përket moshës së akademikëve, që po diskutohet këtë periudhë thotë se: Nëse një akademikë e ka jetën të gjatë, qeveritë e kanë ndryshe të shkurtër, ashtu është edhe rrezja e veprimtarisë shkencore të akademikut, ndryshe nuk mund që të jetë akademik.

Korkuti ndalet edhe tek grupi i punës që akademia ka ngritur për 100-vjetorin e ndarjes nga jeta të Ismail Qemalit

?Mbushen 100 vjet nga ndarja nga jeta e themeluesit të shtetit shqiptar. Ky duhet të jetë një vit marë i akademisë për të vlerësuar këtë figurë të ndritur. Ky vit mund të quhet vitit i Isamil Qemalit, këtë fare mirë akademia mund ta miratojë,?- shtoi Korkuti.

Sipas akademikut në 100-vjetorin e Pavarësisë nuk u bë sa duhet për këtë figurë që themeloi shtetin shqiptar

?Do të thosha që ka një detyrë edhe bashkia e qytetit edhe kryeqytetit, sepse në 100-vjetorin e Pavarësisë, që duhet që të nderohej figura e Ismail Qemalit, shtatorja e tij u hoq nga Muzeu Historik Kombëtar, edhe u çua në lulishten ku nuk e dini as ju e dhe shumë pak e dini. Edhe momenti që pas shtatë viteve kjo figurë të jetë në vendin që duhet, fotografia është e Ismail Qemalit, por nuk kemi një monument të tillë në kryeqytet. Besoj se do të gjendet potenciali për ta nderuar ashtu siç e meriton,? - e mbyll akademiku.

Data 26 janar shënon 100-vjetorin e ndarjes nga jeta të Ismail Qemalit. Megjithatë, deri më tani nga qeveria nuk ka asnjë nismë të bërë publike për nderimet që do të bëhen për këtë figurë.